Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shpërthimi i vitit – Dua Lipa

Ky ka qenë viti më spektakolar në jetën e këngëtares së re kosovare, Dua Lipa. Ajo hyri fuqishëm në skenën muzikore botërore, me një seri hitesh dhe turnesh.

Kënga që e bëri Duan të depërtojë si e para në renditjen britanike Official Charts quhet New Rules, dhe shquhet për videoklipin i cili ka mbi 800 milionë shikime në YouTube, raporton Interaktiv i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka mbajtur turne gati në gjithë Evropën dhe i është bashkuar Coldplay në Brazil e Argjentinë. E ka fituar çmimin e Best New Artist në European Music Award dhe revista prestigjioze TIME e ka shpallur këngën e saj si më të mirën e vitit 2017.

Në pothuajse të gjitha intervistat Dua e përmend me krenari prejardhjen e saj nga Kosova.