Muzikanti skocez, Calvin Harris, udhëheq edhe sivjet listën e DJ-ve më të paguar në botë.
Revista prestigjioze “Forbes” ka njoftuar se 33-vjeçari ka fituar 48.5 milionë dollarë mes qershorit 2016 dhe qershorit 2017.
Në listën e sivjetme ai lë prapa DJ Tieston dhe The Chainsmokers.
Tiesto, që udhëhoqi listën më 2012, ka fituar 39 milionë dollarë dhe doli i dyti, ndërsa The Chainsmokers fitoi 38 milionë euro.
Në listë përfshihet edhe DJ David Guetta dhe Zedd.
Lista e plotë:
1. Calvin Harris ($48.5 milionë)
2. Tiësto ($39 milionë)
3. The Chainsmokers ($38 milionë)
4. Skrillex ($30 milionë)
5. Steve Aoki ($29.5 milionë)
6. Diplo ($28.5 milionë)
7. David Guetta ($25 milionë)
8. Marshmello ($21 milionë)
9. Martin Garrix ($19.5 milionë)
10. Zedd ($19 milionë)