Showbiz

Modelja Fontes gjendet pas gati një viti

Eloisa Fontes, modelja 26-vjeçare e cila ishte zhdukur në fund të vitit 2019, është gjetur në rrugët e varfëra të Rio de Jaineros, shkruan A2News të hënën.

Eloisa u zhduk nga New Yorku pas një karriere premtuese në modë.

Kjo ishte hera e dytë që ajo ishte zhdukur. Gjendja e saj shëndetësore nuk është bërë e ditur.

Modelja u largua për herë të parë nga shtëpia për 5 ditë, në fillim të vitit 2019, dhe më pas u gjet në një gjendje konfuze nga policia, në një lagje jo shumë larg vendbanimit të saj.

Pikërisht në këtë kohë, i shoqi kërkoi ndarjen prej saj, duke marrë me vete vajzën e tyre shtatë vjeçare dhe Eloisa nuk kishte qenë në gjendje të punonte më që nga ajo ditë.

Zhdukja e fundit ndodhi në fund të vitit 2019, kur modelja humbi të gjitha kontaktet me familjen. Ajo u gjet një vit më pas në Brazil, nga një punonjës sociale, në një lagje të varfër, pa këmishë dhe e zbathur.

26-vjeçarja kishte me vetë një çantë shpine me disa letra, ku gjendeshin kontratat me agjencitë e modës për të cilat kishte punuar.