Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora konfirmon se kënga e re do të lansohet më 26 maj

Këngëtarja Rita Ora, përmes disa fotografive në rrjetin e saj social “Instagram” ka konfirmuar se kënga e saj e re e në bashkëpunim me Ed Sheeran do të lansohet më 26 maj.

Kënga e re do të jetë kënga e saj e parë pas 2 viteve, nga kënga e fundit që lansoi në vitin 2015 “Body On Me”, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bashkëpunimi me këngëtarin Ed Sheeran është i pari, ndërkaq e ka titulluar “Your Song” dhe kënga do të jetë solo.

“Po ndodh në të vërtetë... Është zyrtare! Your Song”, ka shkruar Rita Ora në fotografitë e ndara në rrjetet sociale.