Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Halimi flet për kanalin zyrtar të Eurovisionit

Këngëtarja shqiptare Linda Halimi, që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të Eurosong, ka dhënë një intervistë të shkurtër për kanalin zyrtar të Eurovisionit në YouTube.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë të këngëtares që Shqipërinë e përfaqëson me këngën “Botë”:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Eurosong: Cila është gjëja më e mirë e të qenit në Eurovision?

Halimi: Është krijimi i shoqërisë me vende të tjera të Evropës.

Eurosong: Cilin shtet të botës dëshironi ta vizitoni?

Halimi: Kinën.

Eurosong: Kafsha juaj e preferuar?

Halimi: Mace.

Eurosong: Ushqimi juaj i preferuar?

Halimi: Vezët.

Eurosong: Kush ju inspiron?

Halimi: Mariah Carey.

Eurosong: Zhanri i preferuar dhe filmi më i pëlqyer?

Halimi: Filmat horror – “The Ring”.

Eurosong: Veshja e preferuar?

Halimi: Veshje sportive.

Eurosong: Çka bëni kur jeni vetëm në shtëpi?

Halimi: Ushtroj.

Eurosong: Festa e preferuar?

Halimi: Viti i Ri.

Eurosong: Çka keni mësuar nga përvoja si këngëtare?

Halimi: Gjithçka është lidhja me audiencën dhe t’i bësh të ndjejnë atë që ndjen ti për momentin.