Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pittin tashmë po e ngushëllon kolegia Miller

Aktori Brad Pitt (53) nuk e mbajti “zinë” shumë kohë pas ndarjes së mundimshme me Angelina Jolie (41). Flitet se ai tani është në lidhje me aktoren Sienna Miller (35).

“Çifti tërë kohën flirtonte dhe prekej butësisht në një darkë private pas promovimit të filmit”, - tha një burim i afërt me aktorët. Pitt është producent ekzekutiv i filmit "The Lost City of Z", në të cilin Sienna e ka një rol kryesor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në promovimin e filmit të zhanrit dramë-aksion në Los Angeles, Pitt dhe Miller ishin të pandashëm. “Ata u ndanë nga pjesa tjetër e ekipit. Tërë natën u argëtuan në bisedë”, - thonë miqtë e tyre.

Qysh dy vjet më parë, në fillim të xhirimeve, flitej se ata i lidhë më shumë se miqësia. Brad atëherë ishte i martuar, ndërsa Sienna i mohoi të gjitha. Aktorja e ka pasur lidhjen më turbulente me kolegun Jude Law (44). Ata u dashuruan në vitin 2003 në xhirimin e "Alfie", por u ndanë në vitin 2011. Ajo nuk ia fali atij që kishte fjetur me dadon e fëmijëve.

Me aktorin Tom Sturridge (31) ishte në lidhje katër vjet dhe ata e kanë vajzën Marlowe (4). Brad me Jolie janë në kontest për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre.