Vullnetarët e Lëvizjes Mjedisore “Let's Do It Kosova” kanë realizuar me sukses edhe një aksion, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për vitin 2017.
Ata u angazhuan sot në aksionin për largimin e mbeturinave nga përroska, që gjendet në Lagjen “Mati 1” në Prishtinë. Ky aksion ishte nisur me iniciativë të banores së kësaj lagjeje, Vjoza Abazi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAksioni, i cili nisi nga rrethrrotullimi te Rruga B, u mbështet edhe nga disa kompani vendore, ndërsa në këtë aksion pjesëmarrës ishte edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli.
Organizatorët janë shprehur të indinjuar nga mospjesëmarrja e banorëve.
“Pavarësisht thirrjes që iu bë nga ‘Let's Do It Kosova’, vetëm tre banorë i janë bashkuar aksionin, për largimin e mbeturinave nga përroska që gjendet në Lagjen ‘Mati 1’, e cila kundërmon rëndë”, thuhet në njoftim.
