Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm të komunës së Prishtinës, Genc Bashota, ka mbajtur takime me anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Grupit Punues, në të cilat janë prezantuar punët e deritanishme dhe hapat e mëtutjeshëm për Planin e mobilitetit të qëndrueshëm urban për Prishtinën, bën të ditur shërbimi për informim i komunës.
Janë identifikuar mbi 100 masa infrastrukturore, operative dhe organizative, bazuar në analizat, strategjitë dhe konceptet e Planit të mobilitetit. Këto masa do të rishikohen dhe filtrohen në mënyrë që të përmbushin objektivat tashmë të përcaktuara në fazat e mëhershme të planit, ku do të nxirren top 20 masat më të zbatueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, përmes modelit të trafikut po testohen skenarë të ndryshëm duke kombinuar rrjetet strategjike të transportit në raport me zhvillimin e qytetit si dhe trendet demografike dhe rritjet e mundshme ekonomike, thuhet në njoftimin e komunës.