Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës shënon ditën e Pranverës

Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës bazuar në politikat e saj programore ka planifikuar që në bashkëpunim me Hortikulturën të shënojë 21 marsin, Ditën e Pranverës.

Aktivitetet që planifikohen të realizohen në këtë ditë fillojnë me një performancë nga ansambli “Bajram Curri” si dhe mbjellja e luleve dhe fidanëve nga të rinjtë e kryeqytetit, në Parkun e qytetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktiviteti do të vazhdoj me mbjelljen e luleve dhe fidanëve nga nxënësit e shkollës fillore Naim Frashëri.

Në fund në sheshin Nëna Terezë do të mbahet një performancë nga ansambli “Prishtina Brass “, mbjellja e luleve dhe fidanëve nga të rinjtë e Kryeqytetit, pikturim nga të rinjtë e Qendrës Rinore si dhe performancës e kitaristëve nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova” dhe SH.K.A “Bajram Curri”.