Banorëve të lagjes “Spahija”, të fshatit Mramor, edhe këtë dimër iu duhet të kalojnë nëpër këtë rrugë.
Ata ankohen se rruga e paasfaltuar po u sjell vështirësi në qarkullim, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomuna nisi punimet në këtë rrugë, ku bëri gërryerjen e tokës, por nuk e vazhdoi punën tutje.
Komuna ka shtruar në kubëza disa rrugë në lagje të tjera të këtij fshati, por në njërën punën e la në gjysmë.
Së fundmi, Komuna ka qenë në fushatë duke zgjedhur qeverisjen e re. Për më tepër drejtori i infrastrukturës, Hysen Durmishi, nuk është riemëruar në këtë pozitë. Megjithatë, në komunë kanë dhënë një arsye për punët e lëna në gjysmë.
Kryetari Shpend Ahmeti gjatë tërë kohës përmend rrugët e shtruara nëpër fshatra, por banorët e këtyre të fundit megjithatë kanë votuar kundër tij në zgjedhjet e fundit lokale.