Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina me buxhet 25 milionë euro për projektet e të gjitha dikastereve

Komuna e Prishtinës nga buxheti prej 70 milionë eurosh, që do ta ketë në vitin 2018, ka projektuar buxhet vjetor prej afro 25 milionë eurosh për projekte të të gjitha drejtorive, që ka planifikuar t’i realizojë gjatë vitit 2018.

Dy nga projektet më të mëdha, sipas projeksioneve buxhetore, tashmë të miratuara nga qeveria komunale, rezulton të jetë ai për tregun e ri të qytetit, për të cilin janë ndarë 1.5 milionë euro, dhe ai për ndërtimin e parqeve rekreative-sportive, në shumën prej 1 milion eurosh buxhet vjetor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

900 mijë euro janë ndarë për kolektorin mbi lumin Prishtina dhe për rrugën mbi kolektor, aq sa përafërsisht janë ndarë edhe për rrugën mbi lumin Mat. Ndërsa për rrethrrotullimin në “Lakërishte” dhe atë në “Arbëri” janë ndarë 800 mijë euro. Ndërsa 500 mijë euro janë ndarë për një linjë buxhetore, të emërtuar si “projekte të rigjenerimeve urbane”.

Në anën tjetër, vetëm për infrastrukturë në Prishtinë rezulton të jenë ndarë afro 17 milionë euro.

Në këtë kategori figurojnë 24 projekte. Projekti më i madh i kësaj kategorie të shpenzimeve rezulton të jetë ai për rregullimin dhe kultivimin e sipërfaqeve të gjelbëra dhe parqeve të qytetit, për të cilat janë ndarë 1.5 milionë euro, si dhe projekti i koogjenerimit në ndërmarrjen “Termokos” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Image