Në 130 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizituan shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë.
Me këtë rast, Ahmeti dhe Nagavci uruan mësimdhënësit e kësaj shkolle për 7 Marsin, duke iu shprehur mirënjohje për punën që po bëjnë dhe për barrën e madhe që e mbajnë në edukimin e brezave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë e përkushtuar për ngritjen e cilësisë në arsim, ashtu që të përgatisim gjenerata të suksesshme, të cilat i tejkalojnë sfidat që na presin si komb. Pa arsimim dhe edukim të mirëfilltë, nuk mund të kemi as zhvillim, as drejtësi, as barazi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.