Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kush do ta fitojë Prishtinën, sipas qytetarëve

Janë bërë më shumë se 1,400 komente në një pyetje në Facebook të Koha.net, që i kemi bërë qytetarëve në lidhje me garën për komunën e Prishtinës.

Pyetja e shtruar qytetarëve ishte se cili prej kandidatëve, Shpend Ahmeti- LVV, Arban Abrashi- LDK, Lirak Çelaj-PDK, Arbër Vllahiu-AAK, Selim Pacolli-AKR, Rifat Deri-Alternativa, mendojnë se do të fitojë në garën për kryetar të Prishtinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo matje natyrisht se nuk mund të jetë shkencërisht e pranueshme, megjithatë shpreh në masë të madhe disponimin dhe perceptimet e qytetarëve në lidhje me zgjedhjet lokale.

Në më shumë se 1,400 komente të mendimeve për kryetar të Prishtinës, gjithnjë sipas qytetarëve, prin Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas Shpend Ahmetit, Arban Abrashi nga LDK dhe Lirak Çelaj nga PDK, janë dy kandidatë tjerë që qytetarët mendojnë se do ta fitojnë Prishtinën.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor.

Pyetjen dhe komentet i gjeni më poshtë: