Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se nesër, me datë 7 gusht, do të bëhet hapja e parkut të martuarve.
Të gjitha ato çifte që do të martohen, do të kenë mundësi të mbjellin një fidan në këtë park.
Në këtë formë, përveç që do ta shënjojnë lidhjen e tyre, do të ndikojnë direkt në zgjerimin dhe kultivimin e hapësirave të gjelbra.
Ky park është i pari i këtij lloji në vendin tonë.
Inaugurimi i parkut bëhet nesër në orën 10:00, ku edhe do të mbillen drunjtë e parë nga çiftet që kanë aplikuar deri tash.
Parku gjendet afër rrethit kryesor të qytetit.
Komuna e Prishtinës thotë se tarifat për ceremoninë e kurorëzimit, janë:
Edhe
Sot pritet të bëhet inaugurimi i parkut të martuarve
- 15 euro, nëse kurorëzimi bëhet brenda objektit të Komunës
- 50 euro, nëse kurorëzimi bëhet në lokacion tjetër
- 40 euro, nëse duan ta mbjellin drurin në parkun e të martuarve
-
Nesër fillojnë aplikimet për mbjellje të drurit në parkun e të martuarve në Prishtinë
-
Çiftet e reja nuk preferojnë të mbjellin fidanë në “Parkun e të martuarve” në Prishtinë
-
Të hënën inaugurohet Eko-Parku i Parë i Prishtinës
-
Në Prishtinë sot fillon aplikimi për mbjelljen e drurit nga çiftet e kurorëzuar