Tash e disa ditë, semaforët në kryqëzimin që lidhë rrugët “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ilir Konushevci” në lagjen Tophane, lagje kjo e frekuentuar në kryeqytet janë jashtë funksionimit.
E mungesa e tyre, çdo ditë po shkakton kolona, sidomos në periudhën e mesditës dhe në përfundim të orarit të punës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQytetarët të cilëve u bien rruga të kalojnë nëpër këtë rrugë kanë mendime të ndryshme sa i përket rrezikut që paraqet mosfunksionimi i semaforëve.
Vehbi Rexhaj, tregon për KosovaPress se semaforët aty nuk janë duke punuar tash e dy javë. Madje ai tregon se gjatë kësaj periudhe nuk ka parë as policë për të drejtuar trafikun në kryqëzim.
“Është rrezik sepse këta semaforë nuk janë duke punuar tash dy javë. Mbyllen dhe askujt nuk i intereson, nuk ka as polici për ta drejtuar komunikacionin. Ku është faji nuk e di... Në rrezik është çdo kush, jo vetëm unë, sidomos të moshuarit”, tha Rexhaj.
Për Ridvan Bujupin mungesa e semaforëve në atë udhëkryq paraqet rrezik të madh.
“Po e ndiejmë veten të rrezikuar sepse po frikësohem ndonjëherë edhe vet, nuk po e kaloj rrugën fare”, thotë Bujupi.
Ndërkaq, sipas Ilir Gjikollit, rreziku nuk është shumë i madh pasi që ai konsideron se njeriu me një kujdes të shtuar mund të evitojnë rrezikun e ndonjë aksidenti eventual.
“Po normalisht ish dashtë të punojnë, por nuk besoj se është tepër rrezik sepse njeriu pozicionohet sipas situatës aktuale. Më mirë kishte me qenë të punojë pasi që do të kishte me pas rregull dhe rend, por ndonjëherë ndodhë, jo mungesa e rrymës ose ndonjë prishje, e marrim si çështje që ndodhë”, u shpreh ai.
Udhëheqësi i sektorit për shërbime publike, Habib Qorri, tha për KosovaPress, se rregullimi i semaforëve të kryqëzimit në Tophane merr shumë kohë, meqë pajisjet aty janë shumë të vjetra dhe nuk prodhohen më.
Për këtë, ai thekson se është dashur që të bëjnë improvizime për të rregulluar tabelën komanduese e sipas tij, deri në fund të ditës së sotme pritet që të rregullohet ky problem.
“Ditën që është prishë, që është paraqitur avaria tek kjo nyje semaforike, kemi dalë me kompaninë dhe janë konstatuar të gjitha problemet dhe defektet që janë shkaktuar aty dhe kemi pas një djegie masive edhe të rrjetit kabllovik, por edhe të instalimeve në tabelat komanduese. Pasi që është një teknologji e vjetër që është vendosur shumë moti, e vetmja që ka qenë atëherë në Suboticë, pajisjet që janë vendosur në sistemin semaforik në qytetin e Prishtinës dhe ato pajisje nuk i kemi as prej pjesëve rezervë dhe as nuk prodhohen tani. Prandaj, është dashtë që me kompaninë të bëjmë improvizime të tabelës komanduese”, tha Qorri.
Ai thekson se shkaktarët më të shpeshtë të daljes jashtë funksionimit të semaforëve janë rryma, tensioni i të cilës siç thotë ai, nuk është asnjëherë konstant si dhe mungesa e sistemeve mbrojtëse për të ndalur depërtimin e ujit.
Sa i përket mungesës së policëve të trafikut në këtë zonë me prishje të semaforit, Qorri thotë se një gjë e tillë nuk paraqet problem përderisa drejtuesit respektojnë rregullat.
“Janë rregullat dhe ligji që e specifikon. Çdo drejtues e din që në momentin që nuk funksionon semafori, janë shenjat e komunikacionit, nëse nuk janë shenjat e komunikacionit, vlen rregulli i krahut të djathtë, rregulli i përgjithshëm... Kështu që unë nuk e thash rastësisht që kujdesi i vozitësve, sidomos kujdesi ndaj këmbësorëve po vërehet se nuk është në nivelin e duhur posaçërisht në zonat urbane dhe për këtë pengesat mund t’i paraqet mosfunksionimi”, u shpreh ai.
Ndryshe, përveç kryqëzimit të rrugës “Ilir Konushevci” me rrugën “Lidhja e Prizrenit” edhe nyja semaforike tek Pallati i Rinisë vazhdon të jetë me pajisje të vjetra, pasi që ende nuk është bërë modernizimi i tyre.