Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Albi Group i dhuron dyqanit ‘Teshavesha’ rroba me vlerë 10,000 euro

Dyqani Teshavesha në kryeqytet bëhet me pikën e dytë të shitjes falë mbështetjes së donatorëve dhe të qytetarëve. Këtë radhë, për herë të parë për Teshavesha dhe si partner besnik i fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, qendra tregtare Albi Mall, pjese e Albi Group, ka dhuruar produkte të reja të tekstilit në vlerë prej 10,000 euro, duke dhënë kështu kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e programeve të fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Pika e re e Teshaveshës zgjeron veprimtarinë në një pjesë tjetër të qytetit, në rrugën Armend Daci nr.12, në Prishtinë, përballë memorialit të Enver Malokut, dhe vazhdon të jetë i hapur çdo ditë të javës prej orës 10:00 – 18:00 si dhe të shtunave prej 12:00 – 16:00. Gjatë këtij orari qytetarët mund të sjellin donacionet e tyre dhe të blejnë në këtë dyqan bamirës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Teshavesha vazhdon të bëjë pranimin dhe shitjen e rrobave të dorës së dytë nga qytetarët, ndërsa me të hyrat nga shitjet e dyqanit ndihmon shëndetin e nënave dhe fëmijëve duke financuar projektet e këtij fondacioni si: blerjen e medikamenteve, zhvillimin e projektit të transportit neonatal, blerjen e pajisjeve mjekësore, si dhe zgjerimin e shërbimeve të qendrave informuese për shëndetin e gruas “Klasat për Nënat”.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë.