Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në komunën e Prishtinës Lirak Çelaj, një postim të vetin në Facebook, e ka akuzuar për “tradhti urbane ” kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti. “Tradhtia” sipas Çelajt është bërë në Kodrën e Trimave1, transmeton Koha.net. .
Ky është postimi i Lirak Çelajt:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot Shpendi mori një vendim shumë të dëmshëm për lagjen Kodra e Trimave 1 duke aprovuar një plan urban të pazbatueshëm ku nuk do të lejohet ndërtimi i lartë i cili do të zgjidhte kaosin urban të kësaj lagje si dhe gjendjen e rëndë sociale të këtyre banorëve. Përkundër kërkesës tonë, grupit të PDK-së kjo u votua dhe Kodra e trimave u tradhëtua edhe nga kjo qeverisje komunale ashtu sikur nga ajo para saj.