Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Konsumoni kungull për një lëkurë të shëndetshme

Kungulli është një produkt, i cili është i njohur për përmbajtjen e alfakarotenit, një substancë e cila është aleat kundër plakjes, lëndë ushqyese për shëndetin e lëkurës së mirë, sepse nxit procesin e ripërtëritjes dhe rrit prodhimin e kolagjenit të lëkurës.

Image

Vitaminat C dhe E ndodhen në kungull, ku Vitamina C është e njohur për forcimin e sistemit imunitar, por edhe promovon shëndetin kardiovaskular. Kungujt janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave natyrore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëm konsumimi i një gjysmë filxhan kungulli ju jep 5 gramë fibra.

Fibrat ndihmojnë në promovimin e tretjes të mirë dhe shëndetin gastrointestinal. Përveç kësaj, përmban vitamina të tjera ushqyese dhe minerale.

Gjithashtu, kalium, magnez dhe vitaminë B5 janë gjetur të gjitha në tulin e kungullit. Farat e tij janë mjaft organike dhe ushqyese për trupin e janë një burim natyror i vitaminës E, hekur, magnez, kalium, zink dhe acide yndyrore esenciale.

Është i lehtë dhe i shijshëm edhe përdorimi i pjekur i kungullit.

Ky i fundit është një produkt që ndihmon që ju të keni një lëkurë të shëndetshme.

Kungulli është tejet i shijshëm e po ashtu edhe përmban në sasi të shumta përfitime që do të i transmetojë tek ju posa ta konsumonit.

Nëse kungullin e tundni duke e kombinuar me qumësht, është një mënyrë e përsosur për të sjellë shkëlqimin e lëkurës suaj.

Kungulli përmban edhe vitaminën B12, magnez dhe gjithashtu ka përmbajtje të hekurit dhe proteina, të cilat sjellin rregullimin emocional në raste stresi.