Ndarja e kohës gjatë ditës për ushtrime është shumë e vështirë, kështu që shumë njerëz i përdorin orët e mbrëmjes për të ushtruar. Sidoqoftë, nëse mendoni se është njëjtë kurdo që ushtroni, atëherë gaboheni.
Një hulumtim amerikan i kryer kohët e fundit tregoi se më së miri është të ushtroni në mëngjes, sepse një regjim i tillë ka përfitime të shumëfishta. Ushtrimi në mëngjes menjëherë pas zgjimit në orët e hershme të mëngjesit rezulton në një rritje të numrit të neurotransmetuesve, transmeton Koha.net. Ato janë shumë të dobishme, e bëjnë mendjen “më të mprehtë” ndërsa shqisat më aktive. Gjithashtu, ushtrimi i hershëm në mëngjes i përmirëson funksionet kognitive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana shëndetësore, ushtrimi në mëngjes e mban trupin aktiv gjatë gjithë ditës, më lehtë do të përballeni me stresin, ndërsa performanca juaj do të jetë më e mirë.
Ekspertët e shumtë të shëndetit thonë se trupi e djeg yndyrën më shpejt gjatë orëve të mëngjesit. Nëse hani para ushtrimeve, kjo do ta ngadalësojë procesin e djegies së yndyrës.
Përveç humbjes së peshës, ushtrimet në mëngjes janë gjithashtu efikase edhe për ndërtimin e masës muskulore.