Hulumtimi i ri ka treguar se fëmijët të cilët shpesh lavdërohen për inteligjencë kanë më shumë të ngjarë të mashtrojnë në provime.
Hulumtimi mbështetet në një studim të kryer nga Carol Dweck, e cila për 40 vjet i ka studiuar fëmijët dhe ka dëshmuar se fëmijët që lavdërohen për përpjekjet apo mundin e tyre, dhe jo për shkak të aftësive së tyre, kanë më shumë gjasa për sukses, sepse janë më të motivuar, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse fëmijët besojnë se inteligjenca e tyre mund të zhvillohet, dhe jo se është e dhënë dhe e pandryshueshme, ata do të ballafaqohen më lehtë me pengesat, tha Dweck.
Hulumtimet e fundit kanë treguar se fëmijët të cilët lavdërohen ekskluzivisht për inteligjencë, dhe jo për përpjekje, kanë më shumë të ngjarë të mashtrojnë për ta arritur qëllimin dhe e arsyetojnë këtë me faktin se prej tyre pritet që gjithmonë të jenë më të mirët.
“Hulumtimi ynë vazhdoi më tej dhe tregoi se dëmi shkaktohet jo vetëm në fushën e motivimit, por edhe në fushën morale. Këto vlerësime ‘e shtyjnë’ fëmijën që të mashtrojë për të arritur diçka”, tha bashkëautori i studimit, psikologu Gail Heyman.
Studimi u krye në mesin e 300 fëmijëve. Njëri grup u lavdërua për inteligjencë, tjetri për përpjekje, ndërsa grupi i tretë nuk u lavdërua fare.
Fëmijëve iu kërkua të mos mashtrojnë në provim dhe pasi mbetën vetëm në dhomën e provimit, ata që u lavdëruan për inteligjencë mashtruan dhe u përpoqën t’i gjenin përgjigjet që ishin në tavolinën tjetër, përcjell Koha.net.
Bashkautori i studimit Kang Lee thekson se fëmijëve duhet t'u jepet lavdërimi i duhur për përpjekjet e tyre dhe se fëmijët të cilëve vazhdimisht u themi se janë të mençur sigurisht do ta ndjejnë më shumë presionin për ta bërë gjithmonë gjënë e duhur dhe të jenë më të mirët, gjë që mund të çojë në mashtrim.