Lifestyle

Çrregullimet e gjumit e ëndrrat e dhunshme sinjalizojnë Parkinsonin 15 vjet më herët

Nëse partneri juaj lëviz çuditshëm në gjumë, atëherë mund ta prekni atë pak në brinjë dhe të ktheheni në gjumë.

Por njerëzit që lëvizin, derisa ëndërrojnë, mund të jenë në rrezik më të lartë të zhvillimit të dementisë ose sëmundjes së Parkinsonit shumë më vonë në jetë, kanë konstatuar ekspertët.

Hulumtimi i ri sugjeron se disa çrregullime të gjumit mund të jenë flamuj sinjalizues të kuq të hershëm për çrregullime neurologjike, deri në 15 vjet para se të paraqiten simptomat.

Akademikët kanadezë kanë konstatuar se një çrregullim i quajtur çrregullimi i sjelljes së gjumit REM - i cili karakterizohet nga lëvizja e fuqishme gjatë ëndërrimit - është parashikuesi më i fortë klinik i sëmundjeve neurodegjenerative, transmeton Koha.net.

Dr. John Peever në Universitetin e Torontos ka llogaritur se 80 për qind e njerëzve me çrregullim të rëndë të sjelljes së gjumit me kohë e zhvillojnë ndonjë çrregullim neurologjik.

Shumica e njerëzve me këto çrregullime lëvizin në shtrat dhe ndjejnë shikim të turbullt të nesërmen, shpesh duke i zënë gjumi gjatë ditës.

Image

Në disa raste lëvizjet e tyre të natës janë aq të fuqishme,saqë ata e lëndojnë veten ose partnerët e tyre.

Dr. Peever, i cili i prezantoi hulumtimet e tij në konferencën vjetore të Shoqatës Kanadeze për Neuroshkencë, mendon se çrregullimet e gjumit shkaktohen nga qelizat mosfunksionuese në trungun e trurit.

Kur shumica e njerëzve ëndërrojnë, nëse këto qeliza janë plotësisht funksionale, ato e “paralizojnë”trupin e fjetur, në mënyrë që njerëzit të mos veprojnë jashtë skenave që luajnë në mendjen e tyre.

Qelizat - të quajtura “euronet REM-aktive”- ndizen kur trupi hyn në një gjendje të thellë gjumi të njohur si gjumi REM (Rapid Eye Movement) ose gjumi “ lëvizjes së shpejtë të syve” kur sytë lëvizin nën qepalla. Kjo është fazë kur njerëzit kanë tendencë të përjetojnë ëndrra të gjalla.

Por për njerëzit me çrregullime të gjumit këto qeliza - të njohura si “neurone REM-aktive”- kurrë nuk ndizen, që do të thotë se trupi lëviz në reagim të ëndrrave.

Dr. Peever mendon se nëse këto qeliza nuk funksionojnë siç duhet, ato gjithashtu e luajnë një rol në Parkinson, dementie dhe probleme të tjera të trurit dhe sistemit nervor të hasura tek njerëzit më të moshuar.

Ai tha: “Kur i aktivizojmë këto qeliza, kjo shkakton një transcion të shpejtë në gjumin REM”.

“Kemi vërejtur se më shumë se 80 për qind e njerëzve që vuajnë nga çrregullimi i gjumit REM përfundimisht zhvillojnë sinukleinopati, siç është sëmundja e Parkinsonit dhe dementia e trupave Lewy.

“Hulumtimi ynë sugjeron se çrregullimet e gjumit mund të jenë një paralajmërim i hershëm për sëmundjet që mund të shfaqen rreth 15 vjet më vonë në jetë”, përcjell Koha.net.

Dr. Peever shpreson se hulumtimet e tij mund t'ua mundësojnë mjekëve të gjejnë probleme përpara se ato të lindin.

Megjithëse nuk ka shërim për sëmundjet neurodegjenerative, njohuria që dikush është në rrezik mund t'i ndihmojë ata ta përvetësojnë një mënyrë më të shëndetshme jetese, e cila mund ta vonojë fillimin e saj.

Dr Peever tha: “Sikurse shohim tek njerëzit të prirë ndaj kancerit, diagnostikimi i çrregullimeve REM mund të na mundësojë t'i sigurojmë individët me veprime parandaluese për t'i mbajtur ata të shëndetshëm shumë kohë para se t’i zhvillojnë këto çrregullime më serioze neurologjike.

“Ky synim do të marrë shumë vjet për t’u zhvilluar, por një ditë mund t’i ndihmojë mijëra njerëz që ta jetojnë jetën e shëndetshme shumë kohë para se të kenë nevojë për një kujdes mjekësor serioz”.