Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ekspertët këshillojnë ushtrime në trampolinë

Shumica e njerëzve e kujtojnë trampolinën nga parqet zbavitëse dhe nga orët e edukatës fizike në shkollë, por këto platforma gjithnjë e më shumë janë duke u përdorur në programet shëndetësore dhe në ushtrimet në studiot për fitnes.

“Kur filluam në vitin 2014 ne ishim të vetmit”, thotë Jean-Pierre Ulrich në panairin e shëndetit dhe fitnesit në Köln. Por nuk bëhet fjalë për trampolina të zakonshme dhe ato as që u ngjajnë atyre për fëmijë, transmeton Koha.net. Për arsye sigurie, ato kanë përforcime shtesë dhe sipërfaqja e tyre është më e shtrënguar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ulrich thotë se gjatë ushtrimeve pjesa e sipërme e trupit duhet të mbetet stabile, ndërsa forca duhet të transferohet nga pjesa abdominale në trampolinë dhe duhet të ushtrohen kryesisht këmbët. Me ushtrime të rregullta në trampolinë sigurohet qëndrueshmëri më e madhe.

Në këtë pajisje mund të ushtrojnë pothuajse të gjithë përveç pacientëve të zemrës dhe atyre me lëndime të mëparshme, të cilët duhet të konsultohen paraprakisht me mjekët.