Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Avokado, një mrekulli për bukurinë dhe dietën

Vjen nga Amerika Qendrore, në zonën që ndodhet mes Guatemalës dhe Meksikës, avokado kjo frutë tropikale mund të arrijë peshën maksimale të tij 1 kg.

I pasur me përbërës ushqyes, avokado, i karakterizuar nga forma e dardhës, ka brenda tij një bërthamë të madhe dhe një tul të ëmbël e të butë që varion nga ngjyra e verdhë-jeshile në të verdhë të zbehtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Frutë, perime dhe yndyrë, një tris shije për avokadon, i vetmi ushqim në botë që klasifikohet si frutë, dhe në realitet përdoret si perime, i pasur me vlera ushqyese, është mjaft i mirë edhe për bukurinë.

I mirë për lëkurën

Avokado është e pasur me betakaroten dhe glutation, dhe është mbrojtës ndaj rrezeve të diellit. Gjithashtu përmban vitamina A dhe E, dy antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë lëkurën të jetë elastike dhe ngadalësojnë plakjen e qelizave, duke luftuar edhe efektin e radikaleve të lira.

I mirë për dietën

Çdo avokado përmban shumë kalium, madje më shumë se banania, por është i pasur edhe me acid yndyror linoleik dhe Omega 3, në gjendje të stimulojë prodhimin e kolesterolit të mirë, dhe pengojnë depozitimin e kolesterolit të keq. Pra, përdorimi i rregullt i tij ndihmon në rënien në peshë dhe kjo falë fibrave ushqyese që shtojnë ndjesinë e ngopjes.

I mirë për shëndetin

Studime të ndryshme tregojnë se një sasi e mirë kaliumi është në gjendje të reduktojë tensionin e gjakut. Vitamina A në avokado është e rëndësishme për shikimin, vitaminat B (B1 dhe B2) janë thelbësore për rritjen dhe mirëqenien. Në këtë frutë nuk mungojnë as vitaminat, D, E, K, H, PP. Prandaj konsumi i saj është i mirë për fëmijët dhe për ata që ndjekin një dietë vegjetarianë.