40 Sarandat e Kosovës nisen për në Sarandë

40 Sarandat e Kosovës nisen për në Sarandë

09 shkurt 2018 14:38

Në Kosovë nuk është aspak e rastit të ndeshësh qytetarë me emra 'puro shqiptarë' apo me emra vendesh nga Shqipëria, qytetesh a fshatrash, shkruan Syri.

Kjo pikë e përbashkët i ka mbledhur 40 gra e vajza kosovare me emrin Saranda që të nisen me autobus drejt jugut të Shqipërisë duke kënduar.

Ato kanë dashur të vizitojnë qytetin që prindërve të tyre u ka goditur në zemër dhe u ka lënë aq mbresa.

Ja tek janë 40 vajzat me emrin Saranda, në rrugëtimin e tyre drejt... origjinës së emrit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme