Një grup kriminelësh nën kërcënimin e armëve kanë detyruar një tregtar që t’ua transferojë një sasi të valutës digjitale bitcoin në llogaritë e tyre.
Katër plaçkitësit kishin lidhur gruan e tregtarit, duke përfshirë edhe fëmijën e saj, duke e kërcënuar me armë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti ka ndodhur në Oxfordshire të Moulsford në Britaninë e Madhe, njoftoi sot policia.
Besohet të jetë lloji i parë i kësaj natyre në vend.
Policia ka nisur hetimet për të gjetur plaçkitësit, të cilët detyruan tregtarin e valutave digjitale për të transferuar bitcoinët në llogarinë e tyre.
Dyshohet se plaçkitësit ishin të moshës 18 deri 25-vjeç.
“Askush nuk është lënduar seriozisht”, njoftoi policia.
Deri më tash askush nuk është arrestuar, transmeton KosovaPress.