Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gara e Babagjyshërve

Në kuadër të kremtimit të festave të fundvitit, në qendër të Shkupit u mbajt “Gara e Babagjyshërve”, të cilën e organizoi shoqata për sport dhe rekreacion “I pari në majë” me mbështetje të Qytetit të Shkupit, raporton aa.

Kjo garë tradicionale, në të cilën pjesëmarrësit ishin të veshur në kostume të Babagjyshit, filloi në parkun “Gruaja – Luftëtare”, prej ku pjesëmarrësit vrapuan shtegun në gjatësi prej dy kilometrave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ana e organizatorit u ndanë shpërblime solemne. Në garë mund të merrte pjesë secili pa kufizime sipas moshës, ndërsa fëmijët shoqëroheshin nga prindi ose kujdestari.