Një lajmërim i rremë qeveritar është përhapur në rrjetet sociale menjëherë pasi që presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, ka bërë të ditur krijimin e një Ministrie përgjegjëse për Siguri Kibernetike, Detektim dhe Zbutje të Rrezikut.
Zimbabveanët reaguan me humorin e zakonshëm ndaj këtij lajmërimi, që kishte të kopjuar nënshkrimin e ministrit të porsaemëruar për Çështje Kibernetike – Patrick Chinamasa – duke i udhëzuar të gjithë përdoruesite rrjetit “WhatsApp” që të regjistrohen pranë ministrisë deri në nëntor, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLetra bazohej në “kompetencat kibernetike që më janë dhënë”.
Por talljet janë ndalur që nga ajo kohë, derisa zimbabveanët janë duke u marrë me kufizimet që do t’u bëjë kjo ministri të drejtave të tyre qytetare – posaçërisht lirisë së shprehjes... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.