Një majmun që është parë për herë të parë pas rreth 80 vitesh, “Saki Vanzolini” me fytyrë të zezë, ka flokë të zeza dhe këmbët të dallueshme dhe është dokumentuar së pari në vitin 1938.
Një ekip që ndërmori një ekspeditë në pyjet tropikale të Brazilit në vitin 1956, hasi vetëm majmunët e ngordhur, transmeton KJ shkrimin e medieve braziliane. Laura Marsh, është shprehur se ishte e para herë që shihte të gjallë një majmun të këtij lloji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspertja e “Saki” tha për National Geographic, “Isha duke u dridhur dhe aq e ngazëllyer sa mezi arrita të merrja një pamje.” Dr Marsh organizoi ekipin e saj “Houseboat Amazon” për të dokumentuar biodiversitetin në rajon pranë kufirit të Brazilit me Perunë, por rastësisht gjeti majmunin e rrallë, që konsiderohej i zhdukur prej dekadash.
Kafsha u dallua midis pemëve dhe në mungesë të bishtit të zakonshëm të majmunëve të tjerë, ajo lëviz më shumë si një mace, tha Dr Marsh.