Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Porsche nuk dëshiron të dalë në gjyq, klientëve u blen syza për diell

Në një marrëveshje të pazakonshme jashtë gjyqit, Porsche ka marrë për obligim që pronarëve të disa modeleve të caktuara të këtij brendi në SHBA t’iu japë para për blerjen e syzave për diell.

Marrëveshjet jashtë gjyqit nuk janë të rralla as në auto-industri, duke marrë parasysh se prodhuesit e automobilave dëshirojnë që problemet eventuale me blerësit t’i zgjidhin pa shumë zhurmë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, detaje të një marrëveshjeje të tillë kanë rrjedhë në publik. Motor Trend shkruan se Porsche ka arritur marrëveshje me anëtarët e një shoqate të pronarëve të automobilave të këtij brendi, e cila nënkupton kompensim me para në lartësi prej 50 deri 175 dollarë.

Duke e pabesueshme, por shuma e caktuar do t’iu paguhet pronarëve të Porsche për blerjen e syzave për diell.

Shoqata në fjalë ka paditur prodhuesin gjerman, pasi që komanda e tabelës në automobil reflekton më tepër dritë se sa duhet dhe në këtë mënyrë pengon vozitësit. Në padi thuhet se ky problem mund të ndikojë në siguri dhe të shkaktojë aksidente në trafik.

Edhe pse Porsche në kumtesën e saj ka bërë të ditur se për shkak të kësaj nuk është regjistruar asnjë aksident komunikacioni në SHBA, megjithatë ka pranuar që pronarëve t’iu paguajë një shumë të caktuar parash, në mënyrë që të sigurojnë syzat e diellit dhe të mbrohen nga reflektimi.

Të drejtë kompensimi kanë pronarët e të gjithë Porsche-ve të blerë në SHBA në periudhën ndërmjet viteve 2007–2016, me kusht që enterieri i tyre të ketë njërën nga nuancat: Cognac, Luxor Beige, Natural Brown, Platinum Grey ose Sand Beige.