Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ky është njeriu më i armatosur në Amerikë me 200 armë automatike, 80 automjete ushtarake, tanke e raketa hedhës

Një koleksionues i armëve i njohur si Dragon Man krenohet me veten si njeriu më i armatosur në Amerikë, transmeton koha.net.

71 vjeçari Mel Bernstein ka më shumë se 200 armë automatike, 80 makina ushtarake e raketahedhës të panumërt në emrin e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bernstein, i cili është nga Brooklyn i New York’ut, është i fiksuar pas armëve sa që edhe në dhomën e gjumit ka me qindra armë të varura në mur, e që sipas tij kjo e bën të ndihet ‘rehat’.

Bernstein ka më shumë se 37 mijë ndjekës në Facebook, të cilët e shikojnë jetën e tij në një tokë rreth 100 hektarësh në El Paso County të Colorados, të cilën ai e quan Dragon Land.

Ai e ka marrë këtë pseudonim sipas motoçikletës së tij në stilin e dragonit.

Koleksioni i armëve të Bernstein, sipas tij vlejnë rreth 8 milionë dollarë, ndërsa ka edhe bunker të Luftës së Dytë Botërore në emrin e tij.

{gallery}