Kuching, është një qytet në Malajzi i cili është emëruar kështu për hir të maceve, por shumë pak njerëz në botë e dinë këtë.
Fjala “Kucing’, në gjuhën malajziane do të thotë “Mace”, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë qytet kudo që hedh sytë mund të shohësh thuajse vetëm mace, madje edhe muret e ndërtesave janë pikturuar me mace, e çka është më e veçanta në çdo cep të qytetit ka skulptura të mëdha në formë të maceve.
Kuching është vendi më i mirë në botë ku mund të mësosh për macet, pra ata njihen si “Feline” që do të thotë familje e maceve.
Njerëzit në këtë qytet kanë marrëdhënie shumë të mira me macet, dhe i konsiderojnë si kafshë shumë të rëndësishme në familje.
Kuching, është qytet që ka popullsi të ndryshme si malajzian, kinez, indianë e të tjerë.
Për kinezët, macet janë simbol i fatit të mirë, ndërkaq edhe sipas fesë islame i gjithë populli beson se macja është kafshë e respektuar pasi që edhe profeti Muhamed e mbante një të tillë që e kishte quajtur Muezza.
{gallery}