“Parcela më e vogël e tokës në pronësi private në New York është e madhe përafërsisht sa copë pice.
“Trekëndëshi i Hessit” (The Hess' Triangle) për nga sipërfaqja konsiderohet parcela më e vogël private, që lidhet me një tregim i cili ka fillesën një shekull më parë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë vitit 1910 rreth 300 objekte në New York u shembën për të zgjeruar rrugët. David Hess, pronar i një pallati banimi shtatë katesh kishte kundërshtuar vendimin që të lirojë pronën e vet, prandaj kishte paditur autoritetet e New Yorkut. Ai e kishte humbur kontestin dhe pas një kohe të shkurtër Hess kishte vdekur.
Fëmijët e tij ndërkaq kishin vënë re se kishte një copë të vogël të pronës së tyre, që nuk ishte përfshirë në punimet për zgjerimin e rrugës. Teknikisht, një trekëndësh ende ishte pronë e familjes Hess.
Në atë vend, trashëgimtarët e Davidit vendosën mozaikun me tekstin “Pasuri në pronësi të familjes Hess që asnjëherë nuk u përcaktua për dedikime publike”.
Ky mbishkrim vazhdon të qëndrojë edhe sot në këndin e Avenysë së Shtatë dhe të Rrugës Cristopher në West Village të New Yorkut, thuhet në shkrimin që e transmeton sot Koha.net.