Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bleu tank 30 mijë funte, gjeti 2 milionë brenda tij

Një burrë bleu një tank në eBay për 30 mijë funte, por nuk e kishte idenë se kishte fituar më shumë se sa që kishte shpenzuar.

Brenda në tank, ai gjeti të fshehura 2 milionë funte, shkruan gazeta britanike Metro, përcjell Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nick Mead, një 55 vjeçar, gjeti një pasuri të madhe në tankun rus T54/69 që e kishte blerë bashkë me shokun e tij mekanik, Todd Chamberlain.

“Nuk mund ta besonim kur brenda në tank gjetëm 5 shufra ari me nga 5 kg, që në total bëjnë 2 milionë funte. Nuk dinim çfarë të bënim kështu që vendosëm ta thërrasim policinë”, tha ai.

Nick në anën tjetër është koleksionist i 150 automjeteve ushtarake të cilat i mban në fermën e tij në Helmdon.

Tanku tani është marrë nga ana e policisë për të bërë analiza të detajuara dhe për të zbuluar se si kanë arritur të mbesin në atë tank ato shufra ari.

{gallery}