Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bie nga kati i tretë, Mjeshtri i Kung Fu-së i shpëton jetën

Një punonjës ndërtimi për pak sa nuk ka humbur jetën pasi skela ku ai po punonte u rrëzua, ndërsa ai ngeli varur në objekt.

Por fatmirësisht për të aty pranë po kalonte Wu Qiang, ish-kampion në Kung Fu, i cili e ka pritur me duart e tij, duke mos e lënë të përplaset me tokën, impakt nga i cili ai mund të humbte jetën, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ngjarja, e cila është filmuar nga kamerat e sigurisë të një objekti privat, ka ndodhur më 29 mars në Taicang të Kinës.

Wu Qiang, është i njohur në Kinë jo vetëm për aftësitë e tij në artet marciale, por ai ka qenë edhe duplant në disa skena të filmave të aktorit të njohur Jet Li.