Hong-Kong, 27 mars - Filmat nga Shqipëria ishin dritare në botë për miliona njerëz në Kinë kur shteti ballkanik ishte një prej miqve të paktë të Kinës. Për ironi, derisa kinezët lirshëm sot mund t’i shohin ata filma, Shqipëria po debaton që t’i ndalojë ata, theksohet në shkrimin e SouthChinaMorningPost, që sot e e transmeton “Koha Ditore”).
Nostalgjia për Revolucionin Kulturor në Kinë është manifestuar në forma të ndryshme, prej rrethimit të relikteve të Maos, këndimit të “këngëve të kuqe”, deri te pritja në radhë për të ndjekur operat revolucionare. Dhe më pas janë ata që shohin filmat shqiptarë “online”. Gjatë periudhës kur Kina numëroi shtetet e Evropës Lindore të regjimit stalinist si të besueshme dhe aleate kundër imperializmit perëndimor dhe revizionistëve sovjetikë, filmat si “Victory Over Death”(Ngadhënjim mbi vdekjen), “Clear Horizons”(Horizonte të hapura) dhe “The Guerrilla Unit”(Njësiti gueril), ishin dritare për botën. Aktorja Joan Chen ka rikujtuar “zgjimin seksual” kur e ka shikuar filmin “Ngadhënjimi mbi vdekjen” (1967) si adoleshente – pjesërisht për shkak të romancës në kohë të luftës, në mes të dy protagonistëve dhe po ashtu për shkak të rrobave që kanë të veshur ata. Chen këtë e ka kujtuar tek ka përmendur prezantimin që i ishte bërë jetës rurale të Kinës në vitet ’60 me filmin e vitit 2005 “Electric Shadows”, kur për fshatarët përmes një projeksioni nën qiell të hapur ishte shfaqur filmi “Ngadhënjimi...”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPiro Milkani, regjisor i këtij të fundit, kishte thënë se si miliona njerëz i kanë shikuar filmat e tij në Kinë. Derisa kishte shpjeguar se si të rinjtë shqiptarë kanë mbetur të befasuar kur kanë dëgjuar për gamën e kinemasë shqiptare që dikur kishte mbi popullatën kineze dhe se si Arkivi kombëtar i Kinës mban kopje të këtyre filmave. Për më tepër, filmat shqiptarë të gjithë kanë edhe përkthime në kinezishte, si dhe një portal për shpërndarjen e videove që quhet “Youku” – ndoshta një prej mënyrave të vetme që shqiptarët të kenë mundësi t’i shohin ata filma.
Javën që shkoi Instituti për Krimet Komuniste, i themeluar nga shteti, ka bërë të ditura planet për inicimin e legjislacionit që e bën të jashtëligjshme transmetimin e shumicës së filmave të kohës së komunizmit.
Drejtori i këtij Instituti, Agron Tufa, i ka përshkruar ata filma si “mjete masive për shpëlarje truri” dhe “katastrofë etike dhe estetike” për gjeneratat e reja. Fjalët e Tufës janë kritikuar. Akademikët kanë shkruar për rëndësinë e filmave si pjesë të trashëgimisë kombëtare shqiptare. “Albanian Cinema Project”, një organizatë që përfshin ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë të dedikuar për ruajtjen dhe konservimin e filmave të shtetit, ka lëshuar një deklaratë duke theksuar se këta filma adresojnë “trashëgiminë e pasur dhe komplekse të kohës së komunizmit në produksion filmik” dhe se janë ende vitalë për audiencë shqiptare dhe ndërkombëtare “për t'u përballur dhe për të ardhur në kushtet e së kaluarës".
Më shumë se krijimi nostalgjisë në Shqipëri për diktaturën komuniste, e cila kolapsoi në vitin 1992, filmat i kanë informuar dijetarët dhe filmbërësit që të kuptojnë sesi regjimet autoritare mund të shtrijnë fuqinë e tyre. Imazheve të qindra filmave të gjatë dhe dokumentarëve të ruajtur në Arkivin e shtetit, u janë dhënë kontekste të reja dhe ndonjëherë armiqësore në programe speciale nëpër festivale ndërkombëtare të filmit. Më shumë materiale nga tiranët vetë është duke u përdorur në filma rreth regjimeve shtypëse.
Regjisori nga Kamboxhia, Rithy Panh, ka analizuar brutalitetin e Kmerëve të kuq me dokumentarët që kanë të ndërthurur propagandën. Ndërkohë, filmat e regjisores portugeze, Susana de Sousa Dias – i fundit “Luz Obscura”, e cila u dha premierë këtë javë në “Cinema du Reel” në Paris – janë të ndërtuar mbi filma dhe dokumente të prodhuara nga diktatura fashiste e cila udhëhoqi Portugalinë prej vitit 1926 deri më 1974. Hororet e asaj kohe janë nënvizuar me materiale të nxjerra nga arkivat sekrete ushtarake dhe policore dhe incizime e intervista me ata që më pas janë persekutuar nga regjimi.
Këta filmbërës kanë treguar se rivizitimi i së kaluarës jo domosdo mund të jetë nostalgji – po ashtu mund të jetë çelës i ndërtimit të narracioneve me më shumë ngjyra dhe narracioneve që reflektojnë mbi historinë.