Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Brian De Palma përballë Hollywoodit klasik

Festivali i Filmit në Torino, në edicionin e 35-të të tij i mbajtur prej 24 nëntorit deri më 2 dhjetor të vitit të kaluar, do të paraqiste katalogun e plotë të regjisorit amerikan Brian De Palma, në të cilin u përfshinë edhe filma me metrazh të shkurtër, dokumentarë dhe video klipe.

Raporti i regjisorit të shquar me sistemin e Hollywoodit është veçanërisht interesant për një numër arsyesh. Ajo që mua më intereson të analizoj lidhet me të kuptuarit që ne kemi, nga njëra anë, të Hollywoodit si para së gjithash një industri të klisheve dhe tregimeve konvencionale që nuk i kushton shumë rëndësi praktikës artistike, dhe nga ana tjetër si burim i mbështetjes financiare që ajo ofron për ata artistë që kanë nevojë të bëjnë hapin e madh në biznesin e filmave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në lidhje me këtë, De Palma gjithmonë është konsideruar (nga të tjerë dhe nga vetja) si një i jashtëm në lidhje me sistemin i cili, megjithatë, kishte nevojë për sistemin për të vendosur veten si një drejtor i kryer. Siç e pranoi vetë regjisori vitin 1979: “Unë jam në mes të një shoqërie shumë kapitaliste, dhe vlerat e së cilës i refuzoi plotësisht. Por unë, gjithashtu, bëhem kapitalist. Problemi është se edhe duke u marrë me djallin t’i bëhesh djallëzor në njëfarë mase. Ke nevojë për makinerinë (sistemin e Hollivudit). Dhe sapo ta përdorësh je një njeri i prishur (De Palma cituar në Pye & Myles, 1979: 153)”. (Më gjerësisht mund të lexoni në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore).