Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Ulpiana” në të njëjtën gjendje 14 muaj pas inaugurimit

Janë bërë fiks katërmbëdhjetë muaj prejse është inauguruar parku i parë arkeologjik në Kosovë “Ulpiana”. Por ky lokalitet ka mbetur ashtu sikurse në ditën kur u hap nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa më 27 tetor të vitit 2016.

Me rreth 22 mijë vizitorë e përmbyll vitin, por ende larg funksionalizimit ashtu siç ishte premtuar, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndër të tjera ende nuk është institucion më vete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria e Kulturës nëpërmjet marrëveshjeve për shërbime të veçanta ka angazhuar gjashtë punonjës, që kujdesën për mirëmbajtje e siguri të lokalitetit.

Grupet që paralajmërojnë vizita priten nga arkeologu Milot Berisha, i cili edhe udhëhoqi projektin për themelimin e Parkut. E ata që nuk paralajmërojnë vizitat, informacionet për strukturat e ndërtesave të antikitetit mund t’i marrin vetëm nga përmbajtja e tabelave informuese... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)