Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Lule Elezi mahnit publikun gjerman

Pianistja e njohur kosovare Lule Elezi ka performuar në koncertin e madh për festat e fundvitit që u mbajt në Potsdam të Gjermanisë.

Pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore ishte edhe mezosporanoja nga opera e Berlinit, Brigitte Bergmann dhe orkestra ushtarake e forcave të armatosura gjermane për çështje protokollare, transmeton RTK.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Katedralja Shën Nikolai ku u mbajt koncerti ishte e mbushur plot me mysafirë nga jeta politike dhe kulturore gjermane.

Në këtë mbrëmje u interpretuan vepra të njohura nga opusi krijues i kompozitorëve të mëdhenj botërorë si: Giacomo Puccini, Giuseppe Giordani, Felix Mendelssohn, etj.