Toleranca fetare ndër shqiptarë është promovuar si një vlerë e çmuar e këtij kombi me shumë fe. E ndoshta vetë përballja me një grumbull fesh dhe ecajakja politike e sociale e këtij kombi, e ka ngritur nevojën e një mitizimi dhe propagandimi të kësaj fryme. Ndihmesë në këtë aspekt ka dhënë edhe vetë historiografia shqiptare, duke heshtur në trajtimin e kësaj teme, dhe në anën tjetër duke lënë të kuptohet një bashkëjetesë paqësore konstante ndërmjet fesh. Por përtej mitizimit të kësaj, faktet historike e thonë të kundërtën, që jo gjithmonë mbizotëroi kjo ndjenjë në mesin e këtij populli.
Në kapërcyellin e shekullit XIX dhe fillim të atij XX, përveç problemeve politike që i ishin shfaqur popullit shqiptar, si pasojë e zgjerimit në dëm të tokave të tyre nga ana e shteteve fqinje rishtas të krijuara, nuk munguan as tensionet dhe përplasjet e brendshme ndërfetare, që padyshim ishin sfidë për vetë lëvizjen intelektuale – Rilindjen, në rrugën që ajo udhëhiqte drejt unifikimit kombëtar, shkruan sot Shasivar Kabashi në Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor përveç që ishte sfidë për rilindësit shqiptarë, ajo qe e njëjtë edhe për vetë autoritetet osmane, të cilave, autoriteti shekullor u ishte zbehur, dhe për më tepër që një problem i kësaj natyre mund të sillte edhe implikimin e Fuqive të Mëdha, të cilat garonin se kush t’i merrte në mbrojtje të krishterët, në mënyrë që më lehtë të vinin tek interesat e tyre gjeopolitike...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.