Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Koreografja në kërkim të vazhdueshëm për hapa të rinj

Baleti klasik zakonisht ka një rrëfim apo fabul që e zbërthen nëpërmjet lëvizjeve në skenë. Por kjo nuk vlen çdo herë edhe për vallëzimin bashkëkohor.

Kur koreografja gjermane Friederike Lampert merr përsipër që të krijojë një performancë ajo mëton që modelet, strukturat që ka në mendje t’i zbërthejë në lëvizje, shkruan sot “Koha Ditore”. Ato mund të jenë dekonstruktive, por që në thelb kanë një bazë të teknikës së baletit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë formë ajo rikrijon në skenë një strukturë të re duke marrë nga e vjetra. Këto të dyja për të kanë një lidhje të ngushtë. Megjithatë fokusi i saj i tërësishëm është tek vallëzimi bashkëkohor.

Detajet, gjetja e një forme të pastër të asaj që balerinët sjellin në skenë, krejt në formë minimaliste, janë ato që për Lampert përbëjnë një shfaqje të vallëzimit bashkëkohor, duke ia shtuar këtu edhe muzikën, e cila në këtë rast ka rol tepër të rëndësishëm. Përmes saj përshtaten edhe lëvizjet, dinamika dhe paraqitja skenike.

Për shfaqjen që ajo bashkë me koreografin dhe mikun e saj prej 25 vjetësh, Jochen Roller, po realizojnë në Prishtinë, përdorin muzikë house. Ndërsa teknikën e baletit klasik që e kanë pjesëtarët e trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës, ata e shohin si një plus për të zbërthyer konceptin që kanë krijuar së bashku... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.