I
“Po, patjetër! E di se më mirë se Kosova asnjë vend e asnjë popull tjetër s’ka për ta kuptuar librin e Branimirit tim.” Këto ishin fjalët që Vishnja Anzuloviq, bashkëshortja e Branimir Anzuloviqit, na i tha në telefon kur e thirrëm për t’ia kërkuar të drejtën e botimit në gjuhën shqipe të librit “Serbia Hyjnore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNa foli se si nga fjalët që i fliste ish-bashkëshorti i saj, Branimiri, ajo e njihte mirë plojën nëpër të cilin kaloi Kosova, duke e përjetuar në kurriz nacionalizmin serb, për të cilin Branimir Anzuloviqi e kishte shkruar këtë libër studimor. Një grua e mirë që me dashuri amnore të vetmet gjëra në këmbim i kërkoi dy kopje të librit shqip – dhe ato për dy shoqata shqiptare në Amerikë, shkruan sot Fitim Salihu në Koha Ditore.
II
“Serbia Hyjnore” është libër i botuar më 1999 nga shtëpia botuese e Universitetit të Nju-Jorkut. Strumbullar i librit është shtjellimi i ideologjisë dhe i politikave nacionaliste serbe, duke i shqyrtuar mitet, këngët popullore, politikat dhe mendësinë nacionaliste të një shteti, i cili Ballkanit i solli shumë vaj dhe gjak. Disi autori sipas gjasës e ajgëtoi ex ante Sabrën e Shatilën që do ta përjetonin paskëtaj shqiptarët e Kosovës si rrjedhojë e fanepsjes së Serbisë pas mitesh e shllimesh kallpe...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.