Katër çifte nëpërmjet lëvizjeve në skenë do të përshkruajnë pabarazinë gjinore, por njëkohësisht do të bëjnë thirrje për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Krejt kjo do të bëhet nga balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës në shfaqjen “Një ditë”, e cila do të jepet premierë sonte (e shtunë).
Kësisoj tetë balerinë përfaqësojnë institucionin e tyre në fushatën e Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore. Të premten në një konferencë për shtyp të mbajtur nga BKK-ja në Teatrin Kombëtar të Kosovës është bërë e ditur se shfaqja do të sjellë rrëfime vendore, por që kanë edhe karakter ndërkombëtar sa i përket pabarazisë gjinore, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj ka thënë se premiera e pestë me radhë për këtë vit vjen si rezultat i bashkëpunimit midis BKK-së dhe “UN Woman”, që është një njësi e Kombeve të Bashkuara që punon për fuqizimin e grave...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.