Pesë kandidatë ia kanë mësyrë garës për të udhëhequr Filarmoninë e Kosovës për tre vjetët e ardhshëm.
Baki Jashari synon mandatin e katërt, përderisa në konkursin i cili është mbyllur të martën pasdite, kanë konkurruar edhe klarinetisti Astrit Mustafa, trumbetisti Avni Krasniqi, Bajram Çupi profesor i muzikës dhe muzikologia Rreze Kryeziu. Por Ministria e Kulturës do të shtyjë afatin e konkurrimit edhe për një javë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kriteret ligjore përcaktojnë se duhet të shtyhet afati i konkurrimit edhe për një javë, në rast se nuk kemi konkurrentë në radhët e minoriteteve”, ka thënë Veton Firzi, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës. Ky institucion paraprakisht kishte provuar ta bëjë Filarmoninë me drejtor nëpërmjet një konkursi intern. Institucioni më i lartë kulturor në vend është detyruar që të anulojë konkursin e hapur më 29 shtator pasi nuk ishte paraqitur asnjë kandidat.
Në shtator të këtij viti, Baki Jashari ka përfunduar mandatin e tretë si drejtor i këtij institucioni (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.