Festivali i parë i muzikës klasike në Kosovë rikthehet me edicionin e radhës. Gjatë një muaji publiku kosovar do të ketë rastin të bëhet pjesë e edicionit të 18-të.
Por, para se të nisë zyrtarisht, organizatorët kanë vendosur që në një mbrëmje të vetme të sjellin dy muzikante nga Italia në atë që është quajtur “Pre - Kamer Fest”, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoncerti i cili do të mbahet të martën mbrëma në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, do të sjellë sopranon Silvia di Falco dhe pianisten Diana Nocchiero.
Kjo dyshe do të ngjitet në skenë për të sjellë një program me disa prej arieve nga operat më të njohura botërore. Në mesin e tyre do të jetë “Donde lieta” nga opera “La Boheme” e Giacome Puccinit. Arie të tjera nga ky kompozitor do të jenë edhe ato nga operat e mirënjohura si “Madame Butterfly” e “Gianni Schicchi”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.