Fotografi të ndryshme, të shkrepura nga Edith Durham e studiues të tjerë kanë mbushur hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, përreth vitrinave me libra e tekste gazetash. Janë fotografitë e mbledhura nga albanologu Robert Elsie, i cili vdiq të hënën e kësaj jave, në moshën 67-vjeçare.
Veprat e tij, tekstet nëpër gazeta, e artikuj të ndryshëm janë ekspozuar të premten në institucionin më të lartë bibliotekar në vend. Por megjithëse ekspozita e hapur për nder të tij shpalos shumë nga studimet e albanologut, ajo është vetëm një gur në kalanë e studimeve që Elsie ka ngritur për kulturën shqiptare në përgjithësi. E titulluar “Lamtumirë Robert Elsie!”, ekspozita është shoqëruar edhe me një mbledhje përkujtimore për studiuesin kanadez, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ka thënë se Elsie punoi për më shumë se tri dekada për ta bërë të njohur kulturën shqiptare në botë. Sipas tij, albanologu bashkëpunoi me njerëzit më të shquar të studimeve shqiptare dhe hulumtoi bibliotekat dhe arkivat më të njohura, ku gjetjet i ndihmuan për studimin e kulturës shqiptare.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.