Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kur qeveritë e botës u pajtuan ta ndalojnë luftën

Pakti “Kellogg-Briand” i vitit 1928, gjithashtu i njohur si Pakti i Paqes i Parisit, nuk ka reputacion të mirë, për arsye të qarta.

I dizajnuar për të hequr dorë nga lufta “si një instrument i politikës kombëtare”, ky pakt qe negociuar nga ministri i Jashtëm francez, Aristide Briand, dhe nga sekretari amerikan i Shtetit, Frank Kellogg, vetëm 3 vjet para invazionit japonez të Kinës dhe 11 vjet para pushtimit nazist mbi Poloninë – të dyja këto veprime të agresionit që u kombinuan për ta ndezur luftën më të madhe të të gjitha kohëve, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Henry Kissinger e quajtur paktin “Kellogg-Briand” “po aq të paqëndrueshëm sa edhe të pakuptimtë”, derisa George Kennan e përshkroi si “fëmijëror, thjesht fëmijëror”.

Profesoresha e drejtësisë në Universitetin e Yales, Oona A. Hathaway dhe Scott J. Shapiro me librin e tyre të ri provokues “The Internationals: How a Radical Plan to Outlaw War Remade the World” (Ndërkombëtarët: si ndodhi që një plan për ta deligjitimuar e ribëri botën), e shpërfaqin sesi pesimistët kishin gabuar.

Ata pohojnë se edhe pse “nuk iu dha fund luftërave ndërmjet shteteve”, pakti Kellogg-Birand e shënoi “fillimin e fundit”. Më shumë se kaq, siç shkruajnë ata “e riformësoi hartën e botës, filtroi revolucionin e të drejtave të njeriut, mundësoi përdorimin e sanksioneve ekonomike si mjet për forcimin e ligjit, dhe ndezi shpërthimin në një numri organizatash ndërkombëtare që rregulluan shumë aspekte të jetës sonë të përditshme” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.