Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kultura si urë drejt së ardhmes

Romë, 14 shtator - Një shenjtëri sekulare. Me “Lost and Found” (E humbur dhe e gjetur) – veprën që përfaqëson Republikën e Kosovës në edicionin e 57-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia – Sislej Xhafa përdor një kod të modernitetit dhe transitit me formën e një ikonografie arketipale, drurin, dërrasat, gjendjen e pas ankthit të një katastrofe, deri në kuotimin e mallrave – paletat janë tulla të paketimit dhe të shoqërisë së konsumit. Një vepër konceptuale e sofistikuar dhe pasiononte, që shoqërohet me fletushkën e listës prej 1667 të zhdukurve gjatë luftës dhe që nuk janë gjetur më asnjëherë, thekson shkrimi i nova.ilsole24ore.com që sot e transmeton “Koha Ditore”).

Një zbrazëti, një dështim për të respektuar dinjitetin human, i thënë me shkurtesa gjuhësore dhe semantike që sjell tek dimensioni spiritual e universal temën e memories, humbjes dhe elaborimit. Shqiptari i Kosovës, tashmë me shtetësi amerikane, e ka konceptuar një vepër që ndodhet në rrënjë të temave etike – luftërave, konflikteve, emigrime, të të drejtave – dhe pyet për kufijtë e përgjegjësitë individuale dhe kolektive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kujtesa është eksperiencë. Është një koncept, një ide universale”, thotë artisti. “Arti shtron pyetje, shpreh urgjencën e nevojën për të rrezikuar: është një formë demokratike e komunikimit që përfshin një shkëmbim, një ftesë eksplicite për të marrë pjesë në të”.

Sfida është edhe më e madhe për një shtet të plagosur nga një e kaluar shkatërruese që përballet me shumë vonesa për shkak të historisë e gjeopolitikës, tek ekonomia që vazhdon të mbetet joformale, veçoritë e zhvillimit shoqëror dhe faktit që nuk është shtet në shënjestër për programet e delokalizimit. Dritëhijet tregojnë disa nga të dhënat e Bankës Botërore: shteti me GDP-në më të ulët nga të gjitha shtetet e atij rajoni, por shifër kjo e katërfishuar që nga viti 2000; investime modeste por të qëndrueshme nga të huajt: shkallë e papunësisë që mbetet e lartë, por e përgjysmuar në perspektivën historike.

Shumë kritikë pajtohen që rritja e përgjithshme e aktivitetit ekonomik aktualisht i atribuohet kryesisht konsumit privat, pagave të punonjësve publikë dhe remitancave të qëndrueshme nga diaspora. Vlerësimet makroekonomike e shfaqin një shtet të angazhuar në ndërhyrjen e investimeve për lehtësime strategjike, raporteve e infrastrukturës së reputacionit madje edhe në perspektivën e turistëve. Në këtë mes ka gjurmë, shenja dhe fenomene që çojnë drejt një premtimi të përgjithshëm për të tejkaluar muret e dukshme e të padukshme që e kanë komplikuar bashkekzistencën ndërmjet etnive, religjioneve e përkatësive. Një aktivizim i bazuar në fushën e përbashkët të rrjeteve teatrore, ekspozitave, kinematografisë e bibliotekave publike. Dhe po ashtu në artin bashkëkohor, me një përfaqësues të privilegjuar për të krijuar qasje edhe tek rrjetet ndërkombëtare.

“Kosova ka nevojë për ide të reja dhe fusha të krahasimit”, shpjegon Xhafa. Evolucioni është konsistent me memorien e tij, me ngjarjet historike që kanë ndodhur në Ballkan dhe në konkurrencë për të qenë në të njëjtin nivel me idetë e hulumtimet e majave të shoqërisë bashkëkohore evropiane.

“Pushteti shpesh e përdor artin për propagandat e veta. Zhvillimi i shtetit kërkon lirinë e mendimit dhe për një territor kompleks si Kosova, pavarësia kulturore është pasuri, rritje e ndjeshmërisë kolektive, një garanci për gjeneratat e ardhshme”. Ndërthurja, diversiteti kulturor, ndërkombëtarizimi: ky është investimi në Pavijonin e Venecias dhe në një projekt të “Autostrada bienale” që në muajin gusht mbajti edicionin e parë, mbështetur nga qyteti i Prizrenit.

Referimi konceptual është tek autostradat bashkëkohore: rrjeti i njohurive: kapitali human është një grup të rinjsh vendës dhe ballkanas - kosmpolitanë të pasionuar e të rinj - të cilët flasin me një bord multidisiplinar ndërkombëtar: koncepti është ai që prisnit – “E ardhmja e kufijve”. Qëndrimi i projektit e kultivon dimensionin e tij brenda e përtej Ballkanit, emancipimit shoqëror dhe gjithashtu një praktikë për elaborimin kolektiv që krijon dhe gjeneron anëtarësi dhe ngritje të vetëdijes në nivele të shumëfishta.

“’Autostrada bienale’, në një shtet që ka inteligjencë posttraumatike, shkon përtej lokacionit specifik. Është një hulumtim i papublikuar brenda indit të qytetit që bëhet një vend për eksperimentim dhe rivitalizim”, konkludon Sislej Xhafa, anëtar i Bordit. “Këtu më shumë se kudo tjetër, arti bashkëkohor është çështje e përfshirjes: vendet private bëhen hapësira ekspozuese, banorët bëhen protagonistë dhe kanë interaktivitet me veprat”. Edicioni i parë, i kuruar nga Manray Hsu, përmban 36 vepra të ekspozuara në lokacione të ndryshme e që adresojnë ide të ndryshme në rrënoja, trashëgimi dhe në gjithë komunitetin. Hamami historik e Kalaja mirëpresin instilacionet e veprat: sikurse edhe stacioni i autobusit: një lokacion simbolik. Pastaj, tek lumi, ndërmjet minareve e xhamiave, “Think Big” i OPA-s, është një monument ironik për klasifikimin e Donald Trumpit si një lloj i ri lideri. Mund të mbërrini në Prizren nëpërmjet Rrugës së Kombit – Rruga e Kombit lidh Shqipërinë me Kosovën, me një peizazh filmash, një gjurmë për kërkime e inspirime. Dhe në “askund”, papritmas shihet një shenjë e verdhë me një mesazh që ka bërë historinë NEWBORN, një rikthim tek e ardhmja.