Krejt afër derës së oborrit të shtëpisë një skulpturë e shtrirë në tokë është shenja e parë se bëhet fjalë për hapësirën e një artisti.
Shqiponja dykrenore dhe plisi i gdhendur në gurë kanë një çarje në mes. Ajo është një plagë e luftës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZjarri kishte arritur që t’i ndante dy simbolet kombëtare në kullën e skulptorit në fshatin Murgë të Skënderajt. Por një ndarje ishte ideuar qysh kur Aziz Islamaj kishte nisur ta gdhendte mermerin. Plisi dhe shqiponja ishin gdhendur njëra mbi tjetrën. E pikërisht kështu në hartë qëndrojnë Kosova dhe Shqipëria.
“Këtu kam paraqitur ndarjen e trojeve shqiptare”, thotë profesori i skulpturës Aziz Islamaj, që njihet edhe si Aziz Murga për shkak të fshatit të lindjes... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.