Komisioni i formuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi për organizimin e festës së vjeljes së rrushit apo siç njihet në dy vitet e fundit HardhFest, i kanë bërë të gjitha përgatitjet të cilat kanë të bëjnë me organizimin sa më dinjitoz të kësaj feste.
Komisioni ka përgatitur edhe programin për 4 ditë sa do të zgjat festa e cila do të fillojë nga nesër, 7 shtator, dhe do të zgjas deri më 10 shtator 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë ftuar për të marrë pjesë në këtë festë janë Presidenti, Kryeministri dhe ministra të Republikës së Kosovës, ambasadorët dhe zyrat ndërkombëtare në Kosovë, Kryetarët e Komunave, drejtorë komunalë, OJQ dhe zyrtarë të tjerë.
Aktivitete për shënimin e edicionit të 16-të të festës së vjeljes së rrushit do të jenë sipas kësaj agjende:
Dita 1 data 7 shtator 2017
15:00 – 15:45 Prerja ceremoniale e kalaveshit të rrushit (Pallaticë)-Garat ne shpejtësinë e vjeljes se rrushit.
15:00 – 15:15 Ceremonia e hapjes së festës së vjeljes së rrushit (Adresimet zyrtare).
15:15 – 15:45 Shpallja e vreshtarëve më të mirë -Shpallja e verërave më të mirë
12:00- 21:00 Performimimi i DJ dhe Bendeve të ndryshme Promovuese ne Skenën Kryesore.
15:45 – 16:00 Hapja e Panairit te verës dhe rakisë.
14:00 Demonstrimi i pjekjes se rakisë rreth kazanit -Fillimi i Kolonia e Artisteve “Art Studio”.
16:00-16:30 Parakalimi me motora i SteelWings nga qyteti deri ne Konak.
14:00 Hapja e Hardh Campit.
15:00 Sofra tradicionale, përcjellë me instrumentistë dhe këngëtarë të muzikës tradicionale.
21:00 Unpluged n Konak rreth Kazanit , Magnituda & SHKA Rahoveci.
Dita 2 data 8 shtator 2017
11:00- 21:00 Performimimi i DJ dhe Bendeve të ndryshme Promovuese në Skenën Kryesore- Kolonia e Artisteve “Art Studio”
12:00 – 13:30 Hardh Tour n‘Qytet vizitë Verari Private,Teqja e Madhe , Sahat Kulla ,Muzeu i qytetit, Vizitë qytetit të Rahovecit 1 orë.
13:00 Gara mbarëkombëtare në shkeljen e rrushit, Maratona në pije,
15:00 Demonstrimi i pjekjes së rakisë rreth kazanit.
17:30 Karnavali Vreshtar i Qytetit defilimi i SHKA, Sportisteve, Parakalimi i Steel Wings dhe i Vrershtarëve me mekanizëm Bujqësor.
17:00 – 18:30 Hardh Tour (Relacion kah vreshtat Bllatë, Hamovc, StoneCastle kah rruga fushore).
20:00 Koncert te n‘Konak .
20:00 DJ Commercial
21:00 Familja SHTAVICA
22:00 OFFCHESRA
23:00 Grupi 403
00:00 DJ GAMBELMANIA & BAND & XHURIM DEMA
01:00 DJ Mickey Mouse
02:00 DJ JUMP & DJ NWE
Dita 3 data 9 shtator 2017
11:00- 21:00 Performimimi i DJ dhe Bendeve të ndryshme Promovuese në Skenën Kryesore. Kolonia e Aretisteve “Art Studio”
12:00 Maratona e Pijeve në Konak.
12:00 Hardh Tour n‘Qytet vizitë Verari Private, Teqja e Madhe, Sahat Kulla, Muzeu i qytetit, Vizitë qytetit të Rahovecit 1 orë.
14:00-14:30 Parakalimi me motorë i SteelWings nga qyteti deri në Konak.
17:00 Hardh Tour (Relacion kah vreshtat Bllatë, Hamovc, StoneCastle kah rruga fushore).
20:00 Koncert te n‘Konak.
20:00 Naser DULA & RRUFEJA
21:00 MEMORY WRITERS
22:00 B.B.POQI
23:00 JOE LYNN TURNER & TROUBLEMAKERS
00:00 DJ ODA
01:00 MAARVEL
Dita 4 data 10 shtator 2017
11:00- 18:00 Performimimi i DJ dhe Bendeve të ndryshme Promovuese në Skenën Kryesore. Kolonia e Artistëve “Art Studio”
12:00 Maratona e Pijeve n’Konak.
12:00 Hardh Tour vizitë Veraria Haxhimurati, Veraria Eko, Veraria Sefa Wine, te Maja Shkodranit, Sahat Kulla, Teqeja e madhe, Veraria Daka, Bodrumi Haxhijaha, Vizitë Qytetit të Rahovecit 1 orë. (Turni i pare).
17:00 Zgjedhja e Mbretit dhe Mbretëreshës së Rrushit, Skena n’Konak.
19:00 Ekspozita Kolonia e Artisteve “Art Studio” / Oborri i Muzeut të Qytetit
Ora poetike
Muzikë Argëtuese
Dorëzimi i mirënjohjeve - shpërblimeve për Vreshtarin me te mire, Verëtarin më të mirë.
Fituesin e maratonës për pirjen e rakisë , Fituesit e maratonës për pirjen e verës, Fituesit ne garat e shkeljes së rrushit.
21:00 Mbyllja e Festivalit