Adoleshentët janë të pjekur për të marrë vesh, kur një kompani tenton të reklamojë lojën “Just Dance Now” për telefona të mençur, por fëmijët mashtrohen lehtë.
“Emoji Movie” është forcë e një djalli, film që siç shihet është krijuar nga një shef jo fort kreativ i reklamave. Reklamat më të mira e kanë një mënyrë që i bën shikuesit të harrojnë se jeni duke e shikuar atë, por regjisori Tony Leondis i shfaq të gjitha urdhrat që ka marrë nga partnerët e tij të filmit, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoncepti i majmunëve në filmin “The Nightmare Before Christmas” të Tim Burtonit, që futen mes botëve në një mënyrë pak më të lehtë, në filmin e emotikonave kërcejnë nga një aplikacion në tjetrin. Këtu motivi për të shkarkuar aplikacionet heq çdo formë që regjisori Leondis tenton ta gëzojë audiencën.
Regjisori do që ne të mendojmë për Textopolis, një qytet i ngarkuar brenda telefonave tanë, si një botë me imagjinatë të pastër. Kur një emotikon me emrin Gene (zëri i huazuar nga aktori TJ Miller) përjashtohet nga shtëpia pasi shpreh një emotikon sesa një noshalancë pa ide, Leondis e shpie odisenë e tij drejt një zbulimi të ri si një mundësi për të imagjinuar një skenar më fantastik.
Emotikoni i buzëqeshur (zë i huazuar nga Maya Rudolph) pushtues i Textopolisit e ndjek pafund atë dhe Gene përballet me armiq të shumtë nëpër të dhëna dhe fotografi të tmerrshme në shërbimet e aplikacioneve Dropbox e Spotify. Kjo është krejt në rregull, por e pamundur të vlerësojmë çdo bukuri aksidentale që këto aplikacione mund të kenë.
Falsiteti i përhapur shkon deri te tematika e këtij filmi që bëhet edhe më i paqartë. Rëndësia që të jesh i vërtetë ndaj shpirtit është fiks hile e Genetit. Ai detyrohet që ta fshehë të vërtetën për veten për hir të homogjenitetit dhe vetëm në gamën e emotikonave ai mund të përmbushë potencialin e tij.
Këmbëngulja e filmit për ta paraqitur feminizmin (një emotikon femër, zërin e të cilit e ka huazuar aktorja Anna Faris) është një alarm fals. Përzierja e produkteve nga filmat Toy Story dhe Lego Movie është edhe një tjetër humbje kohe për të pasur pak sentimentalitet. Disi ky film nuk është i ndërtuar rreth aplikacioneve që përdorim ne për të humbur kohën sa jemi në tualet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.